Trajnim për fuqizimin e SME-ve në tregjet e WB6

Qendra POEC ka facilituar logjistikën e organizimit të një trajnimi që mblodhi së bashku mbi 20 biznese shqiptare dhe rajonale, të cilat prej vitesh operojnë në tregun vendas dhe më gjerë. Trajnimi me temë “Rritja e eksporteve në vendet e Ballkanit Perëndimor” u zhvillua në Tiranë dhe kishte për qëllim fuqizimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme përmes pajisjes së tyre me njohuri dhe praktika bashkëkohore për zgjerimin e pranisë së tyre në tregjet e rajonit.

Gjatë ditës së plotë të punës u ndanë informacione të rëndësishme mbi hartimin e strategjive të marketingut për eksport, identifikimin dhe analizimin e tregjeve të synuara, kërkesat ligjore dhe standardet e nevojshme për përputhshmëri me tregjet ndërkombëtare, si edhe përdorimin e kanaleve të ndryshme të marketingut dhe teknologjisë digjitale. Pjesëmarrësit patën mundësi të përfshiheshin në diskutime interaktive dhe raste studimore, duke shkëmbyer përvoja e duke krijuar ura bashkëpunimi mes tyre.

Trajnimi u zhvillua në kuadër të projektit “Mbështetje për WB6 CIF” 2024/454-229, mbështetur nga Komisioni Evropian, duke u konsideruar një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të bizneseve shqiptare për të konkurruar më fuqishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Leave a reply

POEC është një organizatë jofitimprurëse që kontribuon në ndërtimin e një shoqërie që përqafon vlerat e solidaritetit, barazisë dhe respektit reciprok midis njerëzve dhe brezave.

Kontakt

Rruga Qemal Stafa, Tiranë 1001

Support

Me një grup punonjësish dhe vullnetarësh entuziastë, jemi gati të sjellim ndryshime pozitive, duke ofruar mbështetje konkrete për ata që kanë më shumë nevojë dhe duke promovuar një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.