RID Hub për frymëzimin e të rinjve e fuqizimin e komunitetit dibran

Titulli: RID Hub për frymëzimin e të rinjve e fuqizimin e komunitetit dibran

Përshkrimi i aktivitetit: Krijimi i RID Hub-it[1] (Rikthim dhe integrim në Dibër), si nyje ku të rinjtë dibranë, përmes iniciativave socio-kulturore e dialoguese, promovojnë rrëfime suksesi të migracionit e rikthimit. Përmes historive të emigrantëve të rikthyer që kanë shfrytëzuar potencialet e Dibrës për të ngritur biznese të suksesshme në sektorë si: turizmi, bujqësia dhe artizanati, RID-i do të frymëzojë të rinjtë për të krijuar modele lokale të zhvillimit dhe sipërmarrjes përmes aktiviteteve fizike dhe virtuale që ndërthurin traditën me modernen, aktivizojnë Këshillin Rinor Vendor dhe shkollat e nxisin pjesëmarrjen komunitare dhe ndërgjegjësimin mbi mundësitë reale brenda vendit.

Qëllimi: Q1: Krijimi i RID Hub-it për frymëzimin e të rinjve dhe fuqizimin e komunitetit dibran përmes njohjes me histori suksesi të emigrantëve të rikthyer. Q2: Promovimi i mundësive ekzistuese të Dibrës si një alternativë me shumë potencial ndaj migracionit të parregullt.

Përshkrimi i aktivitetit:

  1. Takim me Këshillin Rinor Vendor e gjimnazet e Dibrës për përfshirjen e të rinjve në RID.
  2. Ndërtimi i platformës digjitale RID (medie sociale) nga të rinjtë RID.
  3. Mbledhja dhe dokumentimi i historive të rikthimit për të përzgjedhur histori suksesi.
  4. Takime/aktivitete socio-kulturore për nxitjen e dialogut, ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen aktive të komunitetit lokal dhe rinisë në punëtori komunitare (p.sh., në një nga bujtinat e ngritura nga të rinj të rikthyer për të diskutuar arsyet e migrimit, sfidat dhe alternativat lokale edhe në bashki të vogla).
  5. Fushatë digjitale ndërgjegjësimi përmes platformës RID (fact sheet-e, poster-a, reels-a,) për njohjen e mundësive lokale, modeleve të suksesit, si dhe vjeljen e mendimeve e sugjerimeve nga përdoruesit dhe pjesëmarrësit.

Lidhja me migracionin: Projekti lidhet drejtpërdrejt me migracionin, pasi fokusohet tek emigrantët e rikthyer dhe se si ata kanë shfrytëzuar përvojën, kursimet dhe idetë e tyre për të hapur biznese në vendlindje. Historitë e tyre tregojnë ndikimin pozitiv që rikthimi mund të kenë për zhvillimin lokal dhe frymëzimin e të rinjtë jo vetëm për të parë mundësi brenda vendit, por dhe për t’u bërë promotorë të zhvillimit të tij.

Përfitimet për komunitetin: Rrit ndërgjegjësimin e të rinjve mbi alternativat lokale ndaj migracionit të parregullt; Forcon pjesëmarrjen e Këshillit Rinor Vendor dhe shkollave në iniciativa rinore komunitare; Promovon imazhin pozitiv të emigrantëve të rikthyer si aktorë zhvillimi në komunitet; Ndihmon në krijimin e një kulture të re të sipërmarrjes dhe vetëpunësimit në zonë.

Koha e zbatimit: Zbatimi i plotë i RID Hub kërkon një periudhë prej 6 muajsh, e ndarë në faza si më poshtë:

Muajt 1-2: Planifikimi, krijimi i ekipit me të rinj, zhvillimi I RID Hub dhe platformës digjitale RID.

Muajt 3-4: Mbledhja dhe dokumentimi i historive të rikthimit

Muajt 5-6: Fillimi i takimeve/aktiviteteve komunitare dhe fushatës digjitale.


[1] Akronimi i platformës, përveç se ësht menduar i thjeshtë për t’u mbajtur mend dhe përfaqësues në ide, është edhe një lojë fjalësh me fjalën në anglishte ‘rid’ si për të përcjellë mesazhin e adresimit të problemit për ta çrrënjosur apo minimizuar.

Leave a reply

POEC është një organizatë jofitimprurëse që kontribuon në ndërtimin e një shoqërie që përqafon vlerat e solidaritetit, barazisë dhe respektit reciprok midis njerëzve dhe brezave.

Kontakt

Rruga Qemal Stafa, Tiranë 1001

Support

Me një grup punonjësish dhe vullnetarësh entuziastë, jemi gati të sjellim ndryshime pozitive, duke ofruar mbështetje konkrete për ata që kanë më shumë nevojë dhe duke promovuar një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.