Ne jemi një grup profesionistësh të angazhuar dhe aktivë në komunitetin ku jetojmë, të mbështetur nga ekspertë me përvojë në fusha prioritare që prej vitesh kanë kontribuar në zhvillimin e shoqërisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve në nevojë. Qendra POEC është një institucion i ri, por anëtarët e saj gëzojnë një përvojë të pasur në organizata të shoqërisë civile dhe në media.

Our mission is to promote human rights, sustainable development and social inclusion, by creating opportunities for education, participation and innovation.
Our Vision: To build an equal, just and sustainable society.
Our values: Transparency, commitment, innovation and partnership.

 

Denisa Celami, PhDc., Drejtore Ekzekutive e Pathways to Opportunity and Equality Center (POEC), me mbi 10 vite përvojë në shoqërinë civile;
Që prej krijimit të qendrës, në bashkëpunim me ekipin, ajo ka udhëhequr konsolidimin e një sërë partneriteteve me institucione të arsimit të lartë, me institucione vendore e qendrore, si dhe me organizata ndërkombëtare dhe sektorin privat, duke e kthyer POEC në një aktor të besueshëm në fushën e demokracisë vendore, mjedisit, kulturës, barazisë gjinore dhe të drejtave digjitale.

Si drejtuese, Denisa ka ndërtuar vizionin strategjik të qendrës, duke kombinuar eksperiencën e saj në media dhe shoqëri civile me qëllim që të sigurojë impakt të qëndrueshëm dhe të prekshëm për komunitetet. Paralelisht, ajo po ndjek studimet e doktoraturës në fushën e letërsisë së udhëtimit, ku kërkimi i saj fokusohet tek udhëtarët e huaj që vizituan Shqipërinë pas viteve 1990 dhe roli i rrëfimeve të tyre në formësimin e perceptimit ndërkombëtar për vendin.
Armela Panajoti, Prof. Dr., është një angliciste e njohur me aktivitet të pasur akademik e kërkimor.
Aktualisht drejton Shoqatën Shqiptare për Studime në Gjuhën Angleze (ASSE), është redaktore e përgjithshme e revistës in esse: English Studies in Albania dhe anëtare e bordit të Shoqatës Evropiane për Studime në Gjuhën Angleze (ESSE).

Prof. Panajoti ka botuar gjerësisht artikuj në një numër revistash ndërkombëtare, kapituj librash, libra, vëllime të redaktuara, si dhe ka organizuar e prezantuar punime shkencore në shumë konferenca e aktivitete ndërkombëtare.

Interesat e saj kërkimore rrinë kryesisht në studimet letrare dhe kulturore, pasi aktivitetet mësimore dhe kërkimore të Prof. Panajotit përqendrohen rreth tyre. Ajo është marrë veçanërisht me çështje që eksplorojnë marrëdhënien midis gjuhës dhe letërsisë, gjuhës dhe kulturës, kompetencës dhe komunikimit ndërkulturor.

Me një përvojë të gjerë në hartimin dhe koordinimin e projekteve ndërkombëtare, Prof. Panajoti ka drejtuar dhe koordinuar projekte të rëndësishme si FoLATE (modul Jean Monnet mbi politikat gjuhësore), projekte Erasmus+ KA2, CBHE si projekti MORIN për njohjen e mobilitetit akademik dhe projekti ALPT, i financuar nga AKKSHI, që shqyrton letërsinë e udhëtarit për Shqipërinë pas viteve ’90.

Ajo përfaqëson një zë të fortë për ndërtimin e urave akademike dhe për promovimin e shkëmbimit ndërkulturor në Shqipëri dhe në hapësirën evropiane.
Rudina Muça, eksperte në çështjet mjedisore dhe sigurinë ushqimore, si dhe gazetare me mbi një dekadë përvojë në mediat kombëtare.
Ajo është autore e një emisioni televiziv që adreson problematika të mjedisit, zhvillimit të qëndrueshëm, jetesës rurale dhe sfidave me të cilat përballen gratë. Me një qasje kritike, profesionale dhe njerëzore, Rudina Muça është shndërruar në një zë të rëndësishëm për ndërgjegjësimin publik dhe promovimin e çështjeve sociale e mjedisore në Shqipëri.
Armela Llazi, MSc., është eksperte në fushën e financës dhe kontabilitetit, me një profil të konsoliduar në menaxhimin financiar si në sektorin privat ashtu edhe në organizata jo-fitimprurëse.
Me formim akademik në Fakultetin e Ekonomisë, ku ka përfunduar Bachelor në Financë-Kontabilitet dhe më pas Master të Shkencave në Financë, ajo ka ndërtuar një bazë të fortë teorike që plotësohet me përvojë të gjerë praktike.

Fusha e saj e ekspertizës përfshin përgatitjen dhe analizimin e pasqyrave financiare, menaxhimin e projekteve, mbështetjen gjatë proceseve të auditimit si dhe zbatimin e rregulloreve tatimore. Me aftësi të dëshmuara për t’u përshtatur në mjedise të ndryshme pune dhe për të garantuar integritet e transparencë financiare, znj. Llazi përfaqëson një profil profesional të besueshëm dhe kontribuon ndjeshëm në forcimin e menaxhimit financiar të POEC.
Shpëtim Cami, Prof. Dr., ekspert në çështjet e arsimit dhe njohës i politikave të jashtme e marrëdhënieve ndërkombëtare, ka ndërtuar një karrierë mbi 35-vjeçare ku ndërthuren arsimi universitar, shkenca politike dhe shoqëria civile.
Me formim të gjerë akademik nga shkencat e natyrës e inxhinieria elektronike, deri te studimet e avancuara në politikë të jashtme, diplomaci dhe lidership, ai është autor i dhjetëra artikujve shkencorë dhe pjesëmarrës aktiv në konferenca kombëtare e ndërkombëtare.

Fusha e tij kërkimore dhe praktika profesionale përfshijnë lidershipin, diplomacinë, integrimin evropian dhe zhvillimin demokratik, duke e bërë një referencë të çmuar për botën akademike dhe debatin publik. Me njohuritë dhe eksperiencën e tij të gjerë, Prof. Cami forcon bazat e organizatës, duke i dhënë asaj integritet profesional dhe mbështetje në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërkulturor e institucional.

Angjelina Shahini, MSc., profesioniste në fushën e komunikimit dhe vizibilitetit, me formim akademik në gazetari.
Ajo i është bashkuar Qendrës POEC që prej themelimit si vullnetare, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe pasqyrimin e aktiviteteve të projekteve.

Agjelina është përgjegjëse për ruajtjen e standardeve të komunikimit publik, duke përshtatur përmbajtjet sipas kërkesave dhe udhëzimeve të secilit donator. Aftësia e saj për të kombinuar qasjen kreative me rigorozitetin profesional e ka bërë një hallkë të rëndësishme në garantimin e vizibilitetit dhe imazhit të organizatës.

POEC is a non-profit organization that contributes to building a society that embraces the values ​​of solidarity, equality and mutual respect between people and generations.

Contact

Qemal Stafa Street, Tirana 1001

Support

With a group of enthusiastic employees and volunteers, we are ready to bring about positive change, providing concrete support to those most in need and promoting a more just and inclusive society.