Ne jemi një grup profesionistësh të angazhuar dhe aktivë në komunitetin ku jetojmë, të mbështetur nga ekspertë me përvojë në fusha prioritare që prej vitesh kanë kontribuar në zhvillimin e shoqërisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve në nevojë. Qendra POEC është një institucion i ri, por anëtarët e saj gëzojnë një përvojë të pasur në organizata të shoqërisë civile dhe në media.
Misioni ynë është të promovojmë të drejtat e njeriut, zhvillimin e qëndrueshëm dhe përfshirjen sociale, duke krijuar mundësi për edukim, pjesëmarrje dhe inovacion.
Vizioni ynë: Të ndërtojmë një shoqëri të barabartë, të drejtë dhe të qëndrueshme.
Vlerat tona: Transparenca, përkushtimi, inovacioni dhe partneriteti.
POEC është një organizatë jofitimprurëse që kontribuon në ndërtimin e një shoqërie që përqafon vlerat e solidaritetit, barazisë dhe respektit reciprok midis njerëzve dhe brezave.
Me një grup punonjësish dhe vullnetarësh entuziastë, jemi gati të sjellim ndryshime pozitive, duke ofruar mbështetje konkrete për ata që kanë më shumë nevojë dhe duke promovuar një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.